Vreshtat e Rahovecit
Shtëpia e Verës, Bërnjakë
Selia e shoqatës, Rahovec

Rahovec, Kosovë · Që nga viti 2008

Shoqata eVerëtarëvetë Kosovës

Zëri i përbashkët i prodhuesve të verës — nga vreshtat e Rahovecit deri te tregjet ndërkombëtare.

0103
Vreshtat e Rahovecit Zbrit
Shtëpia e Verës në Bërnjakë të Rahovecit
Rrush i kuq në vreshtat e Rahovecit

Mirë se erdhët

Shtëpia e përbashkët e verës kosovare

Shoqata e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia” është shoqatë e formatit kombëtar, e themeluar në tetor të vitit 2008.

Shoqatën e kanë themeluar pronarët e tri kompanive për përpunimin e rrushit dhe prodhimin e verërave, me kapacitetet më të mëdha në Kosovë: “Stone Castle”, “Bodrumi i Vjetër” dhe “Bio Pak”, që të gjitha nga Rahoveci.

Historiku i shoqatës
  • 01

    Marketingu dhe promovimi i verërave në tregun e brendshëm dhe të jashtëm

  • 02

    Hartimi i projekteve dhe zbatimi i tyre në sektorin e verëtarisë

  • 03

    Promovimi i turizmit të verërave

  • 04

    Organizimi i forumeve, konferencave dhe simpoziumeve

Sektori në numra

Vera e Kosovës, në numra

2008Viti i themelimit
të shoqatës
37mil. lKapacitete përpunuese
dhe depozituese
14Verari
anëtare
3Kompani
themeluese

Pse ekzistojmë

Misioni dhe vizioni i shoqatës

Verë e kuqe duke u derdhur në gotë
I.

Misioni

Misioni i shoqatës është avokimi, lobimi dhe mbrojtja e interesave të prodhuesve të verërave në raport me institucionet lokale dhe qendrore; pjesëmarrja në grupet punuese dhe komisionet për hartimin e politikave zhvillimore të sektorit të verëtarisë; analiza dhe konkluzionet mbi trendet e zhvillimit të tregut të brendshëm dhe të jashtëm; respektimi i ligjit të verërave dhe i dispozitave të tij; si dhe luftimi i informalitetit në prodhimin dhe shitjen e paautorizuar të verërave dhe rakisë.

II.

Vizioni

Përmes rritjes së cilësisë së verërave dhe ngritjes së kulturës së konsumit të verës në Kosovë, t’ua rikthejë verërave tona emrin dhe imazhin që kishin dikur; gjetja e tregjeve të reja, rritja e eksportit si dhe zvogëlimi i importit të verërave në Kosovë.

Anëtarët

Veraritë që e bëjnë Enologjinë

Shiko të gjitha

Të rejat

Aktivitetet nga shoqata

Të gjitha aktivitetet
Degustimi i verërave në Berlin

23 Maj 2023 · Berlin

Degustimi i verërave në Berlin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, organizoi degustimin e verërave nga Kosova para gastronomëve shqiptarë që jetojnë në Berlin.

Lexo më shumë
Degustimi i verërave në Berlin Degustimi i verërave në Berlin Degustimi i verërave në Berlin Degustimi i verërave në Berlin

Na vizitoni

Selia jonë është në Shtëpinë e Verës, në zemër të vreshtave të Rahovecit.

Wine House, Bërnjakë, p.n.
21000 Rahovec, Kosovë
+383 49 165 777
enologjia@gmail.com
Na kontaktoni