Degustimi i verërave në Berlin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia”, kanë organizuar aktivitetin për degustimin e verërave nga Kosova në Ambasadën e Kosovës në Berlin, para gastronomëve shqiptarë që jetojnë në Berlin.

Kompanitë pjesëmarrëse ishin: Bodrumi i Vjetër, Muja – Rahovec, Suhareka, Labi Wine, Kosova Wine dhe Risons.

Sektori i prodhimit të verës është një nga sektorët më të organizuar dhe ka rritje çdo ditë e më shumë.

Verërat e shijshme nga Kosova tani janë pjesë e shumë tregjeve ndërkombëtare. Andaj, urojmë që vera jonë të shërbehet sa më shumë edhe nga gastronomët tanë në Gjermani.

Galeria

Pamje nga mbrëmja

Kthehu te aktivitetet
Degustimi i verërave në Berlin — foto 1 Degustimi i verërave në Berlin — foto 2 Degustimi i verërave në Berlin — foto 3 Degustimi i verërave në Berlin — foto 4 Degustimi i verërave në Berlin — foto 5 Degustimi i verërave në Berlin — foto 6

Na vizitoni

Selia jonë është në Shtëpinë e Verës, në zemër të vreshtave të Rahovecit.

Wine House, Bërnjakë, p.n.
21000 Rahovec, Kosovë
+383 49 165 777
enologjia@gmail.com
Na kontaktoni