Misioni i shoqatës
- Avokimi, lobimi dhe mbrojtja e interesave të prodhuesve të verërave në raport me institucionet lokale dhe qendrore.
- Pjesëmarrja në grupet punuese dhe komisionet për hartimin e politikave zhvillimore të sektorit të verëtarisë.
- Analiza dhe konkluzionet mbi trendet e zhvillimit të tregut të brendshëm dhe të jashtëm.
- Respektimi i ligjit të verërave dhe i dispozitave të tij.
- Luftimi i informalitetit në prodhimin dhe shitjen e paautorizuar të verërave dhe rakisë.










